PDSH në opozitë BDI në pushtet-realizohet ëndrra e Ali Ahmetit

28 02 2007

Zëvendëskryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, në mënyrë indirekte ka paralajmëruar se hyrja e BDI-së në koalicionin qeverisës do të paraqiste dalje të PDSH-së nga ky koalicion.Thaçi ka thënë se në atë rast PDSH-ja do të ishte opozitë konstruktive deri në anëtarësimin e Maqedonisë në NATO…





Likova do ta padisë Maqedoninë për Gjenocid

28 02 2007

Thuajse është e sigurt se komunat e Likovës dhe të Tetovës do të ngrenë aktpadi kundër Maqedonisë, për dëmet e shkaktuara gjatë vitit 2001. Kryetari i Komunës së Likovës, Beqir Saqipi, konfirmon një gjë të tillë. Kryetari i Sarajit, Bekim Fazliu, vlerëson se për dëmet e 2001-it fillimisht duhet të ngrihet padi kundër funksionarëve të BDI-së, duke i akuzuar se gjatë kohës kur kanë qenë në pushtet, nuk kanë bërë asgjë për evitim të dëmeve të luftës … lexo në http://www.lajm.info





Manifestim për bustin e dëshmorit të arsimit shqip Abdylselam Emini

18 02 2007

Me një manifestim solemn të shtunën në Reçicë të Vogël, në organizim të Unionit të Studentëve Shqiptarë të Maqedonisë, është shpalosur busti i dëshmorit të arsimit Shqip në Maqedoni, Abdylselam Eminit. Busti u zbulua nga i biri i tij Besir Emini.





info flash

18 02 2007

Agim Krasniqi i shpëtoi “terrorizmit”

Aktgjykim lirues për kondovasin Agim Krasniqi dhe shokët e tij. “S’ka pasur stërvitje ushtarake në Kondovë dhe nuk kanë përgatitur terrorizëm”. Ky është vendimi që e mori të premten gjykatësja Snezhana Bajlozova në Gjykatën Themelore Shkupi 1…





“Vetëvendosja” përçan dajë e nip

18 02 2007

Në mbledhjen e Kryesisë Qendrore të BDI-së është konstatuar se Veliu e ka dëmtuar çështjen e Kosovës në momentin kyç për zgjidhjen e statusit të saj. Mësohet se diskutimet kanë qenë mjaft të nxehta, ndërsa deputeti Veliu është mbrojtur me faktin se i beson kryetarit të “Vetëvendosjes”, Albin Kurti. Megjithatë, Veliu nuk ka qenë bindës, andaj paralajmërohet edhe mundësia për shkarkimin e tij nga ky organ partiak…

Lexo Lajm.info.





Info flash!

15 02 2007

Policia e Maqedonisë ka shtuar “monitorimin” në fshatrat e banuara me serbë në rrethin e Kumanovës, Shkupit dhe Tetovës, si dhe në vetë këto qytete për shkak të dyshimeve se kohën e fundit është shtuar numri i pjesëtarëve të “Klanit të Zemunit”…
Lexo Lajm.info.